Home / Lajme / Energjia konvencionale / India dhe Kina ‘fajtore’ për 87% të kapaciteteve të reja të qymyrit në botë

India dhe Kina ‘fajtore’ për 87% të kapaciteteve të reja të qymyrit në botë

India dhe Kina janë dy vendet që po udhëheqin në botë sektorin e ndërtimit të kapaciteteve të reja të termocentraleve me qymyr, duke përfaqësuar së bashku 87% të totalit të kapaciteteve të shtuara në gjithë botën në vitin 2025.

Kina ka vënë në funksion rreth 17.2 GW kapacitete të reja me qymyr, ndërsa India ka shtuar 6.9 GW. Në total, në gjithë botën janë ndërtuar 27.6 GW kapacitete të reja që nga fillimi i vitit, raporton Energy Monitor.

Këto zhvillime vijnë në një kohë kur shumë vende të zhvilluara po reduktojnë përdorimin e qymyrit për shkak të objektivave klimatike dhe tranzicionit drejt energjisë së ripërtëritshme. Megjithatë, rritja e kërkesës për energji në Indi dhe Kina, së bashku me nevojën për siguri energjetike, ka shtyrë qeveritë përkatëse të vazhdojnë investimet në këtë burim të lartë ndotës.

Ekspertët theksojnë se kjo tendencë mund të ngadalësojë përpjekjet globale për dekarbonizim, duke vënë në pikëpyetje përmbushjen e objektivave të Marrëveshjes së Parisit, informon Energy Monitor.

India dhe Kina tashmë janë dy nga ndotësit më të mëdhenj globalë dhe zgjerimi i kapaciteteve me qymyr mund të rrisë më tej emetimet e tyre, pavarësisht investimeve që të dy vendet po bëjnë paralelisht në energji të ripërtëritshme dhe teknologji të pastra.

/Energy Monitor