Marrëveshje për central diellor prej 100 megavatësh me qëllim prodhimin dhe frenimin e ndërprerjeve të energjisë elektrike në Siri
Agjencia shtetërore siriane e lajmeve (SANA) njoftoi se Enti i Përgjithshëm për Transmetimin dhe Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (GPS) i Sirisë nënshkroi marrëveshje me kompaninë siriano-turke STE për të zhvilluar një projekt të energjisë diellore prej 100 megavatësh (MW), transmeton Anadolu.
Marrëveshja u nënshkrua në ndërtesën e Administratës së Përgjithshme të Energjisë Elektrike në Damask.
Drejtori i përgjithshëm i GPS-së, Khaled Abu Day tha se projekti do të zbatohet në provincën Hama dhe do të lidhet me rrjetin e tensionit të lartë prej 230 kilovoltësh pasi të përfundojë ndërtimi.
Ai deklaroi se i gjithë vendi do të përfitojë pasi të gjitha rajonet janë të lidhura përmes një rrjeti të unifikuar.
Projekti pritet të përfundojë brenda 12 muajve, duke kontribuar në rritjen e prodhimit të energjisë elektrike dhe uljen e ndërprerjeve të energjisë.
Përfaqësuesi i STE, Yahya Taljibini tha se projekti do të mbështesë sektorin e energjisë elektrike në vështirësi dhe do të forcojë kalimin drejt energjisë diellore, të cilën Siria e ka me bollëk.
Taljibini nënvizoi bashkëpunimin e vazhdueshëm me Ministrinë e Energjisë dhe theksoi se marrëveshje të tjera janë planifikuar në të ardhmen e afërt.
/aa.com.tr