Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka organizuar ceremoni solemne për pranimin e 180 punëtorëve të rinj që do t’i bashkohen korporatës.
Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Gramos Hashani, theksoi se ky moment është dëshmi se KEK-u nuk po ndalet vetëm në investimet kapitale, por edhe në shtimin e kapaciteteve vetanake.
“Përmes këtij punësimi, KEK-u po rifreskon fuqishëm stafin. Vetëm pak vite më parë, mosha mesatare e punëtorëve në korporatë ishte mbi 56 vjet. Sot, me hyrjen tuaj, ne po e ulim ndjeshëm këtë mesatare, duke i dhënë KEK-ut energjinë rinore, gjallërinë dhe dijen e re që kërkohet për ta përballuar operimin e njësive ekzistuese dhe tranzicionin energjetik të vendit,” tha ai.
“Ju, punëtorë të rinj, jeni garancia që kjo shtyllë jo vetëm që do të mbetet e fortë, por do të forcohet edhe më shumë, duke e bërë KEK-un të gatshëm për sfidat e së nesërmes”.
Ndërsa, zëvendësministri në detyrë i Ekonomisë, Getoar Mjeku tha KEK-u është shtyllë e zhvillimit ekonomik të vendit, raporton KosovaPress.
“Ata që do të punojnë në TC-B do të shohin një termocentral të modernizuar, ata që do të shkojnë në TC-A do të shohin njësinë A3 të rehabilituar nga fillimi – dhe kjo është falë një strategjie të qartë të Kosovës për sektorin e energjisë,” tha ai.
KEK-u thotë se pranimi i punëtorëve të rinj përfaqëson një nga investimet më të qëndrueshme në burimet njerëzore.