Shoqata e tregtarëve të energjisë elektrike në Evropian mori pjesë në konsultimet publike të Komisionit Evropian për zbatimin e CBAM në sektorin e energjisë elektrike.
Sipas kësaj shoqate, zbatimi i këtij mekanizmi nuk duhet të fillojë pa një kuadër ligjor të qartë dhe pa një vlerësim të plotë të ndikimeve për bizneset.
Tregtarët e energjisë kërkojnë rregulla të qarta për kontratat e vitit të furnizimit 2026, në mënyrë që aktet doganore të jenë të sakta dhe proporcionale, si dhe të mos krijohen shpenzime ose burokraci të tepërta për kompanitë.
Për llogaritjen e çmimit të karbonit, Shoqata kërkon që vlerat e emetimit të reflektojnë intensitetin real të përzierjes së energjisë së importuar.
Ajo gjithashtu propozon përmirësime në mënyrën e llogaritjes së emetimeve të energjisë së importuar, duke përfshirë mbështetje të qartë për kontrata fizike dhe virtuale të energjisë (PPA), eliminimin e barrierave nga ngarkesat e rrjetit dhe përdorimin e të dhënave orësore nga operatorët e rrjetit (TSO) për të lidhur prodhimin me burimin konkret.
Sipas Shoqatës, këto masa janë të domosdoshme që CBAM të funksionojë si duhet për energjinë e importuar, të lehtësojë përdorimin e burimeve ndërkufitare, të mbështesë energjinë e ripërtëritshme dhe të nxisë prodhimin e energjisë me karbon të ulët jashtë BE-së.