Ministria e Ekonomisë ka hapur thirrjen publike për ofrimin e mbështetjes financiare për projektet e OJQ-ve për përkrahjen e aktiviteteve që promovojnë fushën e energjisë dhe teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.
Të gjitha organizatat jo-qeveritare të fokusuara në sektorin e energjisë dhe teknologjisë informative dhe komunikimit, mund të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet që kontribuojnë në promovimin dhe zhvillimin e sektorit të Efiçiencës së Energjisë (EE) dhe Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë (BRE) si dhe promovimit të zhvillimit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) në Kosovë.
Kjo thirrje është e hapur deri më 19 Shtator 2025. Detaje rreth kësaj mbështetje dhe aplikimit mund t’i gjeni duke ndjekur Link-un.
Si pjesë e kësaj iniciative ministria e Ekonomisë ka hapur konkurs dhe për anëtarët e komisioneve vlerësuese për vlerësimin e projekt-propozimeve të OJQ-ve.
“Ministria e Ekonomisë fton të gjithë kandidatët e interesuar që të aplikojnë për të qenë pjesë e regjistrit të ekspertëve të jashtëm, të cilët sipas nevojës së ME-së, do të caktohen në cilësinë e anëtarëve të komisionit vlerësues për projekt propozimet e dorëzuara nga OJQ-të për financim përmes fondeve publike.” thuhet në njoftimin publik.
Afati për të aplikuar si antarë komisioni është 09.09.2025.