Home / Lajme / Rajoni / Pjesa në Hungari e gazsjellësit të ri me Serbinë do të përfundojë në fund të 2027

Pjesa në Hungari e gazsjellësit të ri me Serbinë do të përfundojë në fund të 2027

Pjesa e vendosur në Hungari e gazsjellësit të ri ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë do të përfundojë ndërtimin në fund të vitit 2027, ka thënë ministri i jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto.

Në një komunikatë të lëshuar pas mbledhjes me ministren e energjetikës në Serbi, Szijjarto gjithashtu ka thënë se Hungaria ka importuar rreth 5 miliardë kub metër ton të gazit përmes gazsjellësit Turkstream përmes Serbisë në fund të Gushtit, duke nënkuptuar se sasitë e transportuara përmes këtij gazsjellësi do të shënojnë rekorde të reja këtë vit.

Szijjarto ka thënë se në të njejtën kohë, ndërtimi i tubacionit nga ndërmarrja hungareze MOL për naftë të papërpunuar me Serbinë do të përshpejtohet, duke i mundësuar kështu Serbisë furnziimin me naftë të papërpunuar ruse.

Në Hungari, MOL do të përmbyllë së shpejti punët përgatitore, ndërsa fazat e marrjes së lejeve dhe studimeve mjedisore janë dukë u zhvilluar tani”, ka thënë ministri, ndërsa ka shtuar se brenda Hungarisë ky tubacion do të ketë gjatësi prej 190 kilometrash.