Home / Lajme / Rajoni / Serbia dhe Korea e Jugut nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për energji bërthamore dhe hidrogjen

Serbia dhe Korea e Jugut nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për energji bërthamore dhe hidrogjen

Serbia dhe ndërmarrja koreano-jugore për energji bërthamore dhe hidro-energji (KHNP) kanë nënshkruar dy marrëveshje mirëkuptimi për bashkëpunim në fushat e energjisë bërthamore dhe hidrogjenit.

Marrëveshjet janë nënshkruar nga përfaqësuesja e Ministrisë së Minierave dhe Energjetikës në Serbi dhe Joo-ho Wgang, presidenti  dhe kryeshefi ekzekutiv i kompanisë KHNP, degë e korporatës koreane për energji elektrike (KEPCO).

Marrëveshjet janë nënshkruar gjatë forumit për zhvillim strategjik energjetik ndërmjet Koresë dhe Serbisë, të mbajtur në Beograd dhe të organizuar nga Ministria e Minierave dhe Energjetikës në Serbi dhe Agjencia koreane për promovimin e tregtisë dhe investimeve (KOTRA), raporton Energy Monitor.

Qëllimi i marrëveshjes së mirëkuptimit është të përkrahet zhvillimi dhe trajnimi i personelit për teknologjitë bërthamore në Serbi, si dhe shkëmbimi i informatave teknike dhe ekspertizës në këtë fushë, shkruan Energy Monitor.

Marrëveshja e dytë ka të bëjë me bashkëpunimin në fushën e hidrogjenit dhe ka për synim përkrahjen e aktiviteteve për vlerësimin e mundësisë për zhvillimin e projekteve të hidrogjenit të gjelbër në Serbi.

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve, në forum u shfaqen disa prezantime, ku folësit shpërfaqen planet sipas të cilave Serbia mund të ketë burime bërthamore energjetike qysh në vitin 2040.

Ndryshe, deri më tani Serbia ka nisur kontaktet, e në disa raste edhe ka filluar bashkëpunimin në projekte bërthamore me Kinën, Francën, Rusinë, Slloveninë dhe Shtetet e Bashkuara.

/Energy Monitor