Agjenca Kadastrale e Kosovës ka lansuar gjeoportalin e ri. Në gjeoportalin e ri janë funksionalizuar shumë veçori të reja dhe të rëndësishme për të gjithë përdoruesit, ka thënë Agjencia në postimin në rrjete sociale.
Për herë të parë, në këtë gjeoportal do të publikohen edhe të dhëna mbi pronësinë e njësive kadastrale si dhe informata të tjera me vlerë për të gjithë ata që përdorin këtë platformë.
Përveç të dhënave të reja për njësitë kadastrale, do të ofrohen edhe funksione të reja për marrjen e produkteve – si ato me pagesë ashtu edhe pa pagesë.
Me mbi 1.3 milionë klikime në vit, ky version i parë synon që të mbledhë komente dhe sugjerime nga përdoruesit e gjeoportalit.
Përdoruesit do të kenë mundësinë të japin feedback të nevojshëm, në mënyrë që platforma të jetë sa më funksionale, praktike dhe e lehtë për përdorim.
Vizitoni Verzionin e parë të Gjeoportalit këtu geoportal-demo.rks-gov.net.