Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale në Maqedoninë e Veriut, Sanja Bozinovska, ka mbajtur një takim koordinues me të gjitha institucionet kyçe të sektorit energjetik.
Qëllimi kryesor është sigurimi i bashkëpunimit të shpejtë dhe zgjidhjes efektive të sfidave që paraqiten.
Gjatë takimit u diskutuan projektet aktuale, gjendja e energjisë, tregu i energjisë elektrike dhe koordinimi ndërinstitucional, me synim që qytetarët dhe industria të kenë furnizim të qëndrueshëm me ngrohje dhe energji elektrike gjatë dimrit.
Për herë të parë pas themelimit të Ministrisë, është vendosur praktika e takimeve të rregullta koordinuese – një sistem i ri që synon të rrisë sigurinë dhe stabilitetin në sektorin energjetik.