Home / Lajme / Energjia konvencionale / KEK jep tender 2 milionësh për riparim të kazanit në TC Kosova A

KEK jep tender 2 milionësh për riparim të kazanit në TC Kosova A

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka dhënë kontratë për projektin “Remonti kapital i kazanit në TC Kosova A, Njësia A5”, projekt ky që synon përmirësimin e efikasitetit operativ të Termocentralit Kosova A dhe rritjen e kapaciteteve për prodhim të energjisë elektrike.

Përmes kësaj kontratë parashihet optimizimi i performancës së kazanit (kaldajës) në Njësinë A5.

“Ky projekt synon të optimizojë performancën e kazanit (kaldajës) të njësisë A5 dhe të rrisë efikasitetin e përgjithshëm të konvertimit të energjisë termike në energji elektrike. Rritja e efikasitetit që do të arrihet përmes remontit kapital të kazanit në Njësinë A5 do të sigurohet me anë të zëvendësimit, riparimit dhe modernizimit të komponenteve kryesore të sistemit të djegies, shkëmbyesve të nxehtësisë dhe pajisjeve ndihmëse, duke garantuar funksionim më të qëndrueshëm, jetëgjatësi më të madhe të pajisjeveëse, duke garantuar funksionim më të qëndrueshëm, jetëgjatësi më të madhe të pajisjeve“, thuhet në njoftimin për kontratë.

Kontrata i është dhënë kompanisë “Intering SH.PK”, një kompani vendore e lidhur me biznesmenin Xhevdet Shoshi, i njohur edhe si pronar i kompleksit “Onix SPA – Banja e Pejës”.

Kjo kompani ka histori të gjatë bashkëpunimi me KEK-un, duke fituar ndër vite disa kontrata të mëdha publike.