Për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit, investimeve dhe punëve të palëve të treta, KEDS ka paralajmëruar ndërprerjen e përkohshme të energjisë elektrike në disa lokacione.
Më poshtë orari i plotë i paralajmërimeve nga KEDS për datën 26 Janar:
Rajoni i Prishtinës
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Nga NS 110/35/10[kV] Fushë Kosova do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Vragolia (kodi: 15100007) nga ora 12:00 deri 15:30
Vendet: Vragoli, Miradi e Ulët (një pjesë), Batusa, Henci, Pompen FAM GAS, bizneset përgjatë rrugës Vragoli-Sllatinë.
Arsyeja: Vendosja e shtyllave të tensionit të mesëm në kuadër të projektit – M.25.01.014.
Punime nga pala e tretë
Nga NS 220/10 [kV] Drenasi do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] J11 Zabeli i Ulët (kodi: 16100005) nga ora 09:00 deri 16:00
Vendet: Zabel i Ulët, Komoran, Hib Petroll Llapushnik, Haxhë dhe Hajdini Palace.
Arsyeja: Vendosjen e kabllove ne shtylle dhe montimi i shkarkuesve te mbitensionit, tërheqja e kabllove nga shtylla ekzistuese në kthinën hyrëse, demontimi i linjës ekzistuese.
Rajoni i Pejës
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Nga TS 110/10[kV] Klina do të ndërprehet:
LP 10kV J05 Dresniku (kodi: 52000007) nga ora 10:00 deri 16:00
Vendet: Klinë, Dresnik, Dollc dhe Gremnik.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri, zhvendosje e rrjetit të tensionit të mesëm.

