Ukraina po përballet prej shumë kohësh me mungesën e energjisë elektrike, si pasoje e sulmeve ruse të cilat kanë goditur infrastrukturën energjetike të vendi. Si pasojë e kësaj, qindra mijëra njerëz po përballen me një dimër të ashpër dhe pa ngrohje.
Në lidhje me këtë shumë qytetarët çekë janë solidarizuar dhe kanë mbledhur mbi 6 milionë dollarë për të blerë gjeneratorë, ngrohës dhe bateri për t’i dërguar në Ukrainë.
Mediat e huaja shkruajnë se inxhinierët ukrainas kanë punuar 24 orë në ditë në kushte të pasigurta që kur Rusia përshkallëzoi sulmet e saj, ndërsa temperaturat kanë rënë deri në 20 gradë Celsius nën zero.
Presidenti Volodymyr Zelensky ka shpallur emergjencë energjetike pas sulmeve ruse. Në lidhje me këtë ngjarje, Komisioni Evropian njoftoi të premten se do të dërgojë 447 gjeneratorë me vlerë 3.7 milionë euro.
Nisma darekproputina.cz mbledh donacione për Ukrainën pas pushtimit rus të vendit fqinj në vitin 2022, duke përfshirë fushatat e saj për të blerë një helikopter Blackhawk, tank, dronë, municione dhe furnizime mjekësore me vlerë më shumë se 55 milionë euro.
/Dosja.al



