Home / Lajme / Ndërkombëtare / Zvicër: Sistemi fotovoltaik i 1982-ës vazhdon të prodhojë energji pas 40 vitesh

Zvicër: Sistemi fotovoltaik i 1982-ës vazhdon të prodhojë energji pas 40 vitesh

Në vitin 1982, në epokën e melodive pop në kaseta, panelet fotovoltaike zvicerane u lidhën për herë të parë me rrjetin elektrik në Evropë.

Projektuar pranë Luganos, në jug të Zvicrës, nga një grup kërkuesish, sistemi u quajt TISO, nga “Ticino Solare”. Ai kishte një kapacitet prej 10 kilovatësh dhe përbëhej nga 288 module.

Në atë kohë, teknologjia fotovoltaike përdorej kryesisht në stane alpinistike dhe kabina malore, për ndriçim, dhe lidhja me rrjetin elektrik konsiderohej e panevojshme për shkak të kostove të larta. Megjithatë, projekti tërhoqi interesin e komunitetit shkencor dhe, për herë të parë në botë, prodhimi i tij u monitorua nga një laborator referencë.

Materialet dhe teknologjia e përdorur për TISO ishin të avancuara, të nxjerra drejtpërdrejt nga aplikimet hapësinore. Sot, 48 nga 288 modulet origjinale janë ende në funksion, duke e mbajtur sistemin aktiv, ndërsa me kalimin e viteve janë shtuar edhe module fotovoltaike më moderne.