Home / Lajme / Rajoni / Central bërthamor në Seman të Fierit: Do prodhojë energji për Italinë

Central bërthamor në Seman të Fierit: Do prodhojë energji për Italinë

Një central bërthamor për prodhim energjie do të ndërtohet në Seman të Fierit.

Kështu ka deklaruar inxhinieri Azmer Duleviç, dy ditë më parë në podcastin “Tru Podcast”. Sipas inxhinierit, ky central do të prodhojë energji, por energjia e prodhuar nuk do të shërbejë për nevojat e Shqipërisë. Sipas tij, energjia do të transmetohet drejt Italisë përmes kabujve nënujorë që tashmë janë shtrirë në Seman.

Ai ka theksuar se centrali do të ndërtohet në territorin shqiptar, ndërkohë që Shqipëria do të mbajë të gjitha rreziqet dhe pasojat që lidhen me projektin, ndërsa përfitimi ekonomik do t’i takojë Italisë.

Sipas tij, ky projekt po shtyhet përpara për arsye politike, me qëllim sigurimin e mbështetjes nga jashtë, teksa e ka cilësuar këtë situatë si shqetësuese dhe të papranueshme.

“Do bëhet ne Seman central bërthamor për prodhim energjie. Dhe energjia që do prodhohet do shkojë në Itali. Do furnizojë Italinë. Centrali do ndërtohet në tokën shqiptare, kabujt nënujorë janë shtrirë në Seman. Ne marrim të gjitha risqet dhe gjërat, përfitimin do ta marrë Italia. Ne shërbejmë thjesht si rrugë kalimi. Kjo bëhet thjesht për të marrë mbështetje dhe kjo është e tmerrshme”,- është shprehur inxhinieri.