Zëvendësdrejtoresha e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE), Ardiana Bokshi, së bashku me Drejtoreshën e Financave, Ardita Haxhiaj, u pritën në takim nga nënkryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Enis Osmani.
Gjatë takimit u diskutua për projektet e deritanishme të realizuara nga FKEE në këtë komunë, ndikimin e tyre pozitiv për institucionet lokale, si dhe rëndësinë e zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë në ndërtesat me rëndësi publike.
Me këtë rast, znj. Bokshi e informoi nënkryetarin Osmani edhe për projektet e reja që pritet të nisin së shpejti, përmes të cilave komunat do të kenë mundësi të përfitojnë investime në kuadër të skemës kthyese të FKEE-së, duke rritur kursimet e energjisë dhe përmirësuar qëndrueshmërinë e objekteve publike.



