Korporata Energjetike e Kosovës ka dhënë një tender në vlerë prej 644 mijë e 900 eurosh për furnizim me shirit transportues gomë-pëlhurë, duke aplikuar procedurën e negociuar, raporton Infosot.
KEK më 20 janar ka nënshkruar zyrtarisht kontratën me operatorin ekonomik Bahri Asllani, duke negociuar kontratën më vlerë prej 644 mijë euro.
Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 738 mijë e 250 euro, ndërsa çmimi përfundimtar është ulur në 644 mijë 900 euro.
Megjithatë, vetë përdorimi i procedurës së negociuar, në një kontratë të kësaj vlere dhe për furnizim standard industrial, hap dyshime serioze për anashkalim të konkurrencës, favorizim të operatorëve të caktuar dhe cenim të parimeve themelore të prokurimit publik.



