Para objektit të EVN-së në Butel në Shkup protestuan qindra qytetarë të revoltuar për faturat e larta të energjisë elektrike. Qytetarët protestues kanë kërkuar edhe nga qytetarët e qyteteve tjera të organizojnë protesta, transmeton Portalb.mk.
Ata shpalosën disa fatura të energjisë elektrike, duke vlerësuar se këto fatura janë shumë të larta për standardin jetësorë në Maqedoninë e Veriut.
Protestuat kanë paralajmëruar protesta të vazhdueshme, duke planifikuar edhe formimin e këshillit organizativ të protestës, i cili pritet të organizojë protestën e radhës brenda dhjetë ditëve.
Protesta e sotme kaloi pa ndonjë incident, pa ndonjë dëm material, ndërsa komunikacioni rreth bulevardit “Bosnja Hercegovina”, ku gjendet objekti i EVN-së, u zhvillua me kufizime.
Protesta kundër EVN-së ishin organizuar edhe në muajin paraprak, ku qytetarët e Seravës së Çairit kanë protestuar për shkak mosfurnizimit me energji elektrike
Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimoski, në fund të vitit 2025 ka paralajmëruar se se rritja e fundit e çmimit të energjisë elektrike nuk mund të shmangej.
Faturat e larta të energjisë elektrike gjatë dimrit, kur konsumi rritet pothuajse në të gjitha shtëpitë, shkaktojnë shqetësim të madh për qytetarët në Maqedoninë e Veriut. Shumë prej tyre vendosin t’i shkurtojnë vuajtjet e tyre dhe ta provojnë fatin duke bërë ankesa deri tek institucionet kompetente.



