Home / Lajme / Efiçiencë / FKEE dhe LuxDev forcojnë bashkëpunimin për projektet e tranzicionit energjetik dhe zbutjes së klimës

FKEE dhe LuxDev forcojnë bashkëpunimin për projektet e tranzicionit energjetik dhe zbutjes së klimës

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE), nën drejtimin e Drejtoreshës Menaxhuese, Njomza Hoxha, mirëpriti sot Giovanni Tordini, Përfaqësuesin Rezident të LuxDev – Agjencisë së Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor në Kosovë, së bashku me ekipin e projektit “Tranzicionin energjetik dhe zbutja e klimës”.

Gjatë takimit u diskutua finalizimi i proceseve aktuale që FKEE po realizon me mbështetjen e LuxDev, si dhe hapat e mëtejshëm për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, përcjell Energy Monitor.

Ky partneritet ka një rol thelbësor për zhvillimin strategjik dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale të FKEE-së, duke promovuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe duke rritur ndikimin e projekteve të efiçiencës së energjisë në Kosovë.

Mbështetja e LuxDev për FKEE-në është pjesë e një angazhimi të vazhdueshëm për të përmirësuar menaxhimin e energjisë, për të fuqizuar projektet e tranzicionit energjetik dhe për të kontribuar në reduktimin e ndikimeve klimatike, duke sjellë përfitime direkte për komunitetet dhe ekonominë e vendit.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com