Home / Lajme / Ndërkombëtare / Iraku në errësirë totale, ndërpritet energjia elektrike

Iraku në errësirë totale, ndërpritet energjia elektrike

Një defekt teknik në një prej termocentraleve kryesore të prodhimit të energjisë ka lënë pa drita të gjithë Irakun.

Sipas agjencisë “Reuters” lajmi u konfirmua të mërkurën nga Ministria e Energjisë Elektrike, e cila bëri të ditur se të gjitha provincat e vendit janë prekur nga mungesa e furnizimit me energji.

Sipas autoriteteve, mbyllja e sistemit erdhi si pasojë e një rënieje të papritur të furnizimit me gaz në termocentralin me gaz Rumaila, një nga burimet kryesore të prodhimit të energjisë në jug të vendit. Centrali ndodhet në provincën e Basras, zonë e njohur për industrinë e naftës dhe infrastrukturën energjetike.

Një zëdhënës i ministrisë e cilësoi situatën si “incident teknik”, duke theksuar se ekipet janë angazhuar për rikthimin gradual të furnizimit me energji në të gjithë territorin.

Ndërprerjet e energjisë nuk janë një fenomen i panjohur për qytetarët irakianë.

Prej vitesh, furnizimi me energji nga rrjeti shtetëror ka qenë i pjesshëm dhe me orare të kufizuara, duke detyruar familjet dhe bizneset të mbështeten në gjeneratorë privatë për të përballuar nevojat bazë.

Në vitet e fundit, një pjesë e popullsisë ka investuar edhe në panele diellore si alternativë për të siguruar energji të qëndrueshme.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com