Home / Lajme / Kosova / Kosova frenon rritjen e çmimit të karburanteve – Ministrja e Tregtisë: Synojmë mbrojtjen e konsumatorëve

Kosova frenon rritjen e çmimit të karburanteve – Ministrja e Tregtisë: Synojmë mbrojtjen e konsumatorëve

Ministrja e Tregtisë në Kosovë, Mimoza Kusari-Lila ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes së menjëhershme të çmimeve të derivateve si rrjedhojë e ngjarjeve në Lindjen e Mesme.

Sipas ministres, ky vendim ishte i domosdoshëm për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së drejtë e të ndershme në tregun vendor.

Vendimi vjen pas mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të naftës, analizimit të evidencave ditore nga Dogana e Kosovës dhe raporteve të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ku është konstatuar se rritjet e çmimeve nga importi janë reflektuar menjëherë në çmimet e shitjes.

Referuar vendimit, marzhi tregtar maksimal i lejuar për shitjen me shumicë do të jetë deri në 2 centë për litër, ndërsa për shitjen me pakicë deri në 12 centë për litër.

Ministrja e Tregtisë thekson se inspektorët do të jenë në terren për të mbikëqyrur zbatimin e këtij vendimi. Ndërsa, çdo shkelje apo moszbatim i këtij vendimi do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com