Shoqëria „LE KOSOVO RENEWABLE ENERGY“ J.S.C., me Numër Unik Identifikues 812268896 dhe adresë: Rr. „Qyteza Pejton-Mreti Zog 1, 09“, Komuna e Prishtinës, Republika e Kosovës, në përputhje me dispozitat e Nenit 13 të Rregullës Nr. 03/2022 për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Projekteve të Energjisë, më datë 18 shkurt 2026, ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) aplikacionin për marrjen e autorizimit për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhimin e energjisë elektrike nga panelet solare me kapacitet të instaluar prej 9.8 MW në ZK Lutogllavë, Komuna e Pejës, Republika e Kosovës.
Për këtë projekt, aplikuesi ka dorëzuar pranë ZRRE-së dokumentacionin e kërkuar, duke përfshirë:
- Pëlqimin Mjedisor Nr. 7316-2/25 dt. 20.01.2026, të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës;
- Kushtet e Ndërtimit Nr. 08-350-66784 dt. 19.09.2025, nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Pejës;
- Lejen Ndërtimore Nr. 08-351-4491 dt. 23.01.2026, për vendosjen e paneleve solare në ngastrën kadastrale 001676 ZK Lutogllavë;
- Pëlqimin Elektroenergjetik Nr. 10652 dt. 20.08.2025, të lëshuar nga KEDS Sh.A.;
- Dëshmi mbi të drejtat pronësore (kontratat për shfrytëzimin e tokës);
- Deklaratën për shitjen e energjisë;
- Dëshmi për posedimin e 10% të vlerës së investimit;
- Kontratën për Inxhinieri, Prokurim dhe Ndërtim (EPC);
- Studimin e fizibilitetit teknik dhe financiar;
- Planin e Biznesit dhe Planin Dinamik të Realizimit.
Aplikuesi ka dorëzuar gjithashtu kërkesat administrative sipas aplikacionit dhe ka deklaruar se energjia e prodhuar do të shitet në bazë të çmimeve të tregut.
Palët e interesuara mund të paraqesin vërejtjet e tyre brenda 8 (tetë) ditëve nga data e publikimit të këtij njoftimi në ZRRE, në adresat elektronike:
Qasja në dosjen e aplikacionit është e mundur sipas legjislacionit për Qasje në Dokumentet Publike, për aq sa lejohet nga ligji.



