Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë mirëpriti sot në një takim pune përfaqësuesit e GIZ në Kosovë, duke riafirmuar partneritetin dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy institucioneve në avancimin e agjendës së efiçiencës së energjisë në vend.
Si vazhdim i këtij bashkëpunimi, FKEE dhe GIZ pritet që së shpejti të nisin një projekt të ri të financuar nga Qeveria e Gjermanisë dhe ajo e Danimarkës, njofton Energy Monitor.
Projekti synon të mbështesë zhvillimin dhe pilotimin e programeve për investime në masa të integruara të efiçiencës së energjisë dhe burimeve të ripërtëritshme në ndërtesat shumëbanesore dhe ndërtesat publike.
Drejtoresha menaxhuese e FKEE-së, Njomza Hoxha, shprehu mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të GIZ ndaj Fondit, duke theksuar se partneritete të tilla janë thelbësore për realizimin e projekteve me ndikim të drejtpërdrejtë për qytetarët dhe për sektorin energjetik.
Ajo shtoi se projektet e përbashkëta pritet të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës dhe në përshpejtimin e tranzicionit drejt energjisë së pastër.



