Home / Lajme / Rajoni / Bursa kroate e energjisë zgjerohet në tregun e Sllovenisë

Bursa kroate e energjisë zgjerohet në tregun e Sllovenisë

Bursa kroate e energjisë elektrike, CROPEX, ka njoftuar zgjerimin e aktivitetit të saj në tregun e energjisë në Slloveni, duke shënuar hyrjen e parë të kompanisë në një treg jashtë Kroacisë.

Sipas njoftimit të operatorit, CROPEX do të shtrijë në Slloveni operimin e tregjeve “day-ahead” dhe “intraday”, si dhe shërbimet e kliringut dhe shlyerjes së transaksioneve, duke u ofruar pjesëmarrësve të tregut mundësi për të tregtuar energji elektrike në disa zona tregtare përmes të njëjtës platformë.

Zgjerimi vjen pasi bursa kroate mori në nëntor 2025 të gjitha miratimet rregullatore nga autoritetet sllovene për të operuar në këtë treg. Aktualisht kompania po përgatit procedurat teknike dhe organizative për fillimin e operimeve, që pritet të ndodhë në fund të vitit 2026, përcjell Energy Monitor.

Drejtori ekzekutiv i CROPEX, Ante Mikulić, e cilësoi këtë hap si një moment historik për kompaninë dhe një hap të rëndësishëm drejt integrimit më të madh rajonal të tregjeve të energjisë elektrike. Sipas tij, zgjerimi do të krijojë më shumë mundësi tregtimi për pjesëmarrësit dhe do të kontribuojë në zhvillimin e tregjeve më efikase dhe transparente të energjisë në rajon.

Hyrja në tregun slloven është pjesë e përpjekjeve më të gjera për integrimin e tregjeve të energjisë në Evropën Juglindore, duke lehtësuar tregtinë ndërkufitare të energjisë dhe duke rritur likuiditetin e tregut në rajon.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com