Home / Lajme / Tjera / Nis seri ligjëratash për Agjendën e Gjelbër në shkollat e mesme në Kosovë

Nis seri ligjëratash për Agjendën e Gjelbër në shkollat e mesme në Kosovë

Konrad-Adenauer-Stiftung në Kosovë në bashkëpunim me Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP) kanë nisur një seri ligjëratash edukative për nxënësit e shkollave të mesme në Kosovë.

Aktiviteti i parë është zhvilluar në Vushtrri, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vazhdimin e kësaj nisme edhe në qytete të tjera të vendit.

Qëllimi i këtyre ligjëratave është prezantimi i konceptit të Agjendës së Gjelbër për Kosovën, shtyllave kryesore të saj dhe rëndësisë që ajo ka për mbrojtjen e mjedisit, tranzicionin energjetik dhe zhvillimin e qëndrueshëm, përcjell Energy Monitor.

Gjatë sesioneve janë trajtuar tema si energjia e ripërtëritshme, dekarbonizimi, cilësia e ajrit dhe mbrojtja e ujërave. Theks i veçantë i është vënë rolit të të rinjve në rritjen e ndërgjegjësimit dhe në ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme në Kosovë.

Kjo iniciativë synon të forcojë edukimin mjedisor te gjeneratat e reja dhe të nxisë përfshirjen aktive të tyre në sfidat që lidhen me klimën dhe energjinë.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com