Home / Lajme / Efiçiencë / Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë diskuton mundësitë e financimit dhe përkrahjes me IFC

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë diskuton mundësitë e financimit dhe përkrahjes me IFC

Drejtoresha Menaxhuese e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Njomza Hoxha, priti në takim Visar Peranin, Udhëheqës i Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC) për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Në takim u diskutua për mundësitë e mbështetjes dhe financimit të projekteve që synojnë rritjen e efiçiencës së energjisë në vend, të cilat janë thelbësore për zhvillim të qëndrueshëm, kursim energjie dhe përmirësim të cilësisë së jetës për qytetarët, përcjell Energy Monitor.

Fondi theksoi se bashkëpunimi me partnerë kredibil si IFC është kyç për realizimin e misionit të tij në avancimin e efiçiencës së energjisë dhe nxitjen e projekteve me ndikim të drejtpërdrejtë në vend.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com