KEDS Energy ka dhuruar kompjuterë për kabinetin e informatikës në Gjimnazin “Skënderbeu” në Kaçanik, duke përmirësuar kushtet e mësimit dhe zhvillimin e aftësive digjitale të nxënësve.
Kjo iniciativë synon të fuqizojë të rinjtë dhe të rrisë mundësitë e tyre për edukim cilësor dhe përgatitje për tregun e punës digjital.
KEDS thekson se mbështetja e arsimit mbetet një nga prioritetet e saj, dhe donacionet e ngjashme do të vazhdojnë edhe në shkolla të tjera në vend, me qëllim krijimin e mundësive më të mira për gjeneratat e reja.



