Home / Lajme / Ndërkombëtare / Trump ndalon sulmet ndaj energjisë iraniane, nafta bie menjëherë 13%

Trump ndalon sulmet ndaj energjisë iraniane, nafta bie menjëherë 13%

Çmimet e naftës kanë rënë ndjeshëm dhe tregjet e aksioneve janë rimëkëmbur pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi këtë të hënë se SHBA-të dhe Irani kishin zhvilluar bisedime shumë të mira dhe produktive, mbi ndalimin e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Pas njoftimit, çmimi i naftës së papërpunuar Brent ra fillimisht me 13%, ndërsa indeksi FTSE 100 u rikuperua pasi kishte rënë më shumë se 2% më parë.

“Bazuar në karakterin dhe tonin e këtyre bisedimeve të thelluara, të detajuara dhe konstruktive, të cilat do të vazhdojnë gjatë gjithë javës, kam udhëzuar Departamentin e Luftës të shtyjë çdo dhe të gjitha sulmet ushtarake kundër centraleve energjetike dhe infrastrukturës së energjisë iraniane për një periudhë pesëditore, në varësi të suksesit të takimeve dhe diskutimeve në vijim”, shkruan Trump.

Shtetet e Bashkuara dhe Irani “kanë pasur, gjatë dy ditëve të fundit, bisedime shumë të mira dhe produktive për një zgjidhje të plotë dhe totale të armiqësive tona në Lindjen e Mesme,” shkroi Trump, me shkronja të mëdha, herët të hënën në platformën e tij Truth Social.

“Bazuar në tonin dhe karakterin” e bisedimeve, “të cilat do të vazhdojnë gjatë gjithë javës,” Trump urdhëroi Departamentin e Mbrojtjes “të shtyjë çdo sulm ushtarak ndaj centraleve energjetike dhe infrastrukturës energjetike iraniane për një periudhë pesë ditore, në varësi të suksesit të takimeve në vazhdim,” shtoi ai.

Trump theksoi se do “shtynte çdo sulm ushtarak kundër centraleve elektrike dhe infrastrukturës energjetike iraniane” për një periudhë pesë-ditore.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com