Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol, deklaroi se institucioni është i gatshëm të zhbllokojë rezerva të tjera të naftës, ndërsa çmimet e energjisë po rriten në nivel global.
Birol i bëri komentet në Tokio, pasi kryeministri i Japoni i kërkoi IEA-s të përgatitet për një njoftim të dytë emergjent. Situata vjen në një moment kur Ngushtica e Hormuzit mbetet pjesërisht e mbyllur për transportin detar, duke rritur shqetësimet për furnizimin global me energji.
Më herët këtë muaj, IEA njoftoi lirimin e 400 milionë fuçive naftë, ndërhyrja më e madhe në historinë e saj. Sipas Birolit, shumica e rezervave mbeten ende të disponueshme.
“Tetëdhjetë përqind e rezervave tona janë ende me ne. Nëse dhe kur të jetë e nevojshme, ne jemi gati të ecim përpara”, tha ai, duke paralajmëruar se bota po përballet me një kërcënim serioz për sigurinë energjetike.



