Home / Lajme / Ndërkombëtare / SHBA ishte furnitori kryesor i BE-së me naftë dhe gaz në 2025, respektivisht me 15% dhe 56%

SHBA ishte furnitori kryesor i BE-së me naftë dhe gaz në 2025, respektivisht me 15% dhe 56%

Në vitin 2025, Bashkimi Evropian importoi produkte energjie me vlerë 336.7 miliardë euro, që përbënin 723.3 milionë tonë. Krahasuar me vitin 2024, importet ranë si në vlerë (-11.1%) ashtu edhe në volum (-0.6%).

Sipas të dhënave të Eurostat, importet e produkteve energjetike kanë qenë në rënie si në vlerë ashtu edhe në sasi që nga viti 2022: vlera ka rënë me 51.4% nga 693.4 miliardë euro, ndërsa volumi është ulur me 14.9% nga 849.6 milionë tonë.

Sa i përket naftës, krahasuar me vitin 2024 është raportuar rënie si në vlerën e importeve (-17.8%) ashtu edhe në volum (-6.1%). Në të kundërt, gazi i lëngshëm (LNG) ka shënuar rritje të fortë si në vlerë (+35.2%) ashtu edhe në volum (+24.4%).

Për gazin natyror në gjendje të gaztë, vlera e importeve u rrit me 3.4%, ndërsa volumi ra me 5.3%.

SHBA dhe Norvegjia mbeten furnizuesit kryesorë të energjisë

Në vitin 2025, partnerët kryesorë të BE-së për importet e naftës ishin Shtetet e Bashkuara (15.1%), Norvegjia (14.4%) dhe Kazakistani (12.7%).

Shtetet e Bashkuara ishin gjithashtu furnizuesi kryesor i gazit natyror të lëngshëm, duke siguruar më shumë se gjysmën e importeve (56.0%), të ndjekura nga Rusia (13.9%) dhe Katari (8.9%).

Ndërkohë, Norvegjia ishte partneri kryesor për gazin natyror në gjendje të gaztë, me 52.1% të importeve, e ndjekur nga Algjeria (17.4%) dhe Rusia (10.4%).

/ekofin.al

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com