Siguria fillon me njohuri dhe përgatitje, ishte mesazhi kryesor i trajnimit për Ndihmën e Parë në Vendin e Punës që u mbajt në KEDS.
Trajnimi u realizua nga Kryqi i Kuq dhe kishte për qëllim pajisjen e punonjësve me njohuri dhe aftësi praktike për reagim të duhur në situata emergjente.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit përforcuan njohuritë e tyre mbi procedurat bazë të ndihmës së parë dhe ushtruan teknika praktike që mund të jenë vendimtare në mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të kolegëve dhe personave të tjerë të përfshirë, përcjell Energy Monitor.
Përmes aktiviteteve të tilla, KEDS vazhdon të promovojë kulturën e sigurisë dhe të investojë në zhvillimin e vazhdueshëm të kompetencave, me synim krijimin e një mjedisi pune më të sigurt për të gjithë.



