Home / Lajme / Tjera / Punonjësit e KEDS trajnohen për ndihmën e parë: Siguria fillon me njohuri dhe përgatitje

Punonjësit e KEDS trajnohen për ndihmën e parë: Siguria fillon me njohuri dhe përgatitje

Siguria fillon me njohuri dhe përgatitje, ishte mesazhi kryesor i trajnimit për Ndihmën e Parë në Vendin e Punës që u mbajt në KEDS.

Trajnimi u realizua nga Kryqi i Kuq dhe kishte për qëllim pajisjen e punonjësve me njohuri dhe aftësi praktike për reagim të duhur në situata emergjente.

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit përforcuan njohuritë e tyre mbi procedurat bazë të ndihmës së parë dhe ushtruan teknika praktike që mund të jenë vendimtare në mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të kolegëve dhe personave të tjerë të përfshirë, përcjell Energy Monitor.

Përmes aktiviteteve të tilla, KEDS vazhdon të promovojë kulturën e sigurisë dhe të investojë në zhvillimin e vazhdueshëm të kompetencave, me synim krijimin e një mjedisi pune më të sigurt për të gjithë.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com