Për shkak të punimeve të planifikuara për mirëmbajtjen dhe sigurinë e rrjetit, si dhe realizimit të investimeve dhe ndërhyrjeve nga palë të treta, KEDS ka njoftuar për ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në disa zona.
Më poshtë gjeni orarin e plotë të ndërprerjeve të paralajmëruara nga KEDS për datën 21 korrik.
Rajoni i Prishtinës
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Nga NS 35/10(20)[kV] Mazgiti do të ndërprehet:
Dalja 20[kV] J15 Breznicë (kodi: 15019009) nga ora 10:00 deri 15:30.
Vendet: Breznica, Kozarica dhe Barileva.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron/pastrim traseje.
Rajoni i Pejës
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Nga NS 110/35/10 kV Peja 1 do të ndërprehet:
Dalja 10kV J05 Radavci (kodi: 50000004) nga ora 10:00 deri 15:30.
Vendet: Vitomiricë, Brestovik, një pjesë e Novosellës, Jabllanicë e Vogël, Jabllanicë e Madhe dhe BRRE-Hidrocentrali Radavci.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron/pastrim traseje.
Rajoni i Mitrovicës
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Nga NS 110/10[kV] Vushtrria 2 do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] J07 Stacioni Hekurudhor (kodi: 73000004) nga ora 10:00 deri 15:30.
Vendet: Fshatrat: Akrashticë, Ashlan, Balinc, Beqiq, Bruznik, Bukosh, Dolak, Dubovc, Galicë, Hercegov, Liqej, Lugmir, Mikushnicë (një pjesë), Novolan (një pjesë), Okrashticë, Oshlan, Pantinë, Shtitaricë, Shtruher, Stacioni Hekurudhor dhe Taraxha (një pjesë).
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.
Rajoni i Gjilanit
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Në TS 110/20(10) kV Kamenica
Nga dalja 10 kV Hogoshti në stabilimentin Poliqkë – Degëzimi Velegllavë do të ndërpriten këta TS-ë nga ora 10:00 deri 15:30:
TS 10/0.4 kV Laçiqi-Xhevati (kodi: 62000001128)
TS 10/0.4 kV Laçiqi (kodi: 62000001129)
TS 10/0.4 kV Desivojcë 1 (kodi: 62000001131)
TS 10/0.4 kV Tërstenë (kodi: 62000001132)
TS 10/0.4 kV Desivojcë 2 (kodi: 62000001133)
TS 10/0.4 kV Velegllavë 2 (kodi: 62000001134)
TS 10/0.4 kV SHPK “Ahishta”, Ali Fetinci, Tërstenë (kodi: 62000001357)
Vendet: Laçiq, Desivojcë, Velegllavë, Tërstenë.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron/pastrim traseje.



