Home / Lajme / Efiçiencë / FKEE diskuton projektet e reja për efiçiencën e energjisë me Asociacionin e Komunave të Kosovës

FKEE diskuton projektet e reja për efiçiencën e energjisë me Asociacionin e Komunave të Kosovës

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) zhvilloi një bashkëbisedim me përfaqësues të komunave në kuadër të Kolegjiumit të Energjisë pranë Asociacionit të Komunave të Kosovës, ku u diskutuan hapat e ardhshëm për avancimin e projekteve të efiçiencës së energjisë dhe energjisë së ripërtëritshme, njofton Energy Monitor.

Sipas FKEE-së, gjatë takimit zyrtarët komunalë paraqitën propozime dhe rekomandime për projektin “Fuqizimi i mekanizmave të financimit të FKEE-së për efiçiencë të energjisë dhe energji të ripërtëritshme”, i cili financohet nga Qeveria Gjermane dhe Qeveria Daneze përmes GIZ-it dhe zbatohet nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, përcjell Energy Monitor.

Në takim u vlerësua se bashkëpunimi ndërmjet FKEE-së dhe komunave ka qenë një element kyç në zbatimin e projekteve që synojnë përmirësimin e kushteve të banimit, rritjen e kursimit të energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit.

Drejtoresha Menaxhuese e FKEE-së, Njomza Hoxha, theksoi se partneriteti me komunat do të vazhdojë të forcohet edhe përmes projekteve të reja, me synimin që investimet në efiçiencën e energjisë të sjellin përfitime të prekshme për qytetarët në të gjithë Kosovën.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com