Home / Lajme / Efiçiencë / FKEE dhe GIZ forcojnë bashkëpunimin për programe të reja në efiçiencë dhe energji të ripërtëritshme

FKEE dhe GIZ forcojnë bashkëpunimin për programe të reja në efiçiencë dhe energji të ripërtëritshme

Për dy ditë me radhë, Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) ka zhvilluar një punëtori planifikuese të përqendruar në strukturimin e proceseve dhe forcimin e kapaciteteve të nevojshme për zbatimin e programeve të tanishme dhe të ardhshme në fushat e efiçiencës së energjisë (EE) dhe burimeve të ripërtëritshme të energjisë (RES).

Punëtoria u organizua me mbështetjen e GIZ Kosovo, dhe synon të sigurojë një qasje më të qëndrueshme dhe të koordinuar për përballimin e sfidave energjetike në vend, përmes projekteve konkrete që pritet të fillojnë së shpejti.

Diskutimet u fokusuan në përmirësimin e strukturave institucionale, harmonizimin e procedurave dhe zgjerimin e fushëveprimit të FKEE.

Fondi ka theksuar përkushtimin e tij të vazhdueshëm për të kontribuar në përmirësimin e efiçiencës së energjisë në Kosovë, si një ndër mjetet më efektive për të ulur konsumin, rritur kursimet dhe reduktuar ndikimin ambiental.

Sipas FKEE-së, partneritetet e fuqishme si ai me GIZ janë thelbësore për të arritur objektivat kombëtare për tranzicionin energjetik dhe zhvillimin e qëndrueshëm.