Home / Lajme / Kosova / “Kosova e ka humbur betejën energjetike”, Gërxhaliu: Pse po heshtin tani shoqëria civile dhe patriotët ambientalë

“Kosova e ka humbur betejën energjetike”, Gërxhaliu: Pse po heshtin tani shoqëria civile dhe patriotët ambientalë

Ish-drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka thënë se Kosova e ka humbur betejën energjetike, me refuzimin e projekteve të termocentraleve, qysh nga vitet e para të pasluftës

“Kosova e ka humb betejën energjetike që në vitet e pasluftës kur kemi pasë projekte të shumta, kemi pasë donatorë dhe gatishmëri për ta mbështetur qoftë me 2000 MW, qoftë me 1300 MW, qoftë me 800 MW, qoftë me 500 MW dhe këtë gabim po e pagujmë sot”, ka thënë ai në TV Arbëria.

Gërxhaliu në ARB Debat me Ridin ka pyetur “pse po heshtin tani shoqëria civile dhe patriotët ambientalë, që ishin kundër termocentraleve”.

“Në rend të dytë, sa i bën nder Kosovës të krenohemi që i kemi rezervat e katërta në botë dhe të dytat në Evropë dhe jemi importues i energjisë elektrike me çmime marramendëse të larta dhe ajo që është më interesantja, pse hesht tani shoqëria civile dhe ata patriotët ambientalë që i pritshin delegacionet e donatorëve të ndryshëm, se kinse ju po na varrosni ardhmërinë duke zhvilluar sektorin e energjisë elektrike.

Paradoksalisht kemi 100 km deri në Prilep të Maqedonisë dhe atje nuk po u dëmtojka ambieni nëse prodhohet energji me thëngill, në Mal të Zi nuk po u dëmtojka ambienti, në Bosnje e Serbi – por duhet të dëmtohet ekonomia e Kosovës në emër të mbrojtjes së ambientit”, ka deklaruar ai.