Energjia elektrike është rikthyer për mijëra familje dhe biznese në Berlinin jugperëndimor pas pesë ditësh. Ndërprerja e gjerë e energjisë elektrike e shkaktuar nga sabotimi nga organizata e ekstremit të majtë Vulkan, ka ndezur debat publik në lidhje me mbrojtjen e infrastrukturës kritike.
Banorët morën një mesazh urgjent përmes aplikacionit të mbrojtjes civile për të çaktivizuar gjeneratorët privatë dhe për të shkëputur pajisjet e tyre elektrike në funksion të restaurimit të sistemit elektrik dhe për të shmangur dëmtimet.
Atyre iu kërkua të shmangin përdorimin e pajisjeve me tension të lartë në orët e para të mëngjesit. Pak pas mesditës, energjia elektrike filloi të rikthehej gradualisht dhe vlerësohet se brenda orëve të ardhshme nuk do të probleme.
Fillimisht, u njoftua se rivendosja e furnizimit me energji elektrike do të përfundonte nesër, të enjten pasdite, por puna e riparimit ka përparuar më shpejt. Sipas autoriteteve gjermane, organizata ekstremiste Vulkangruppe qëndron pas sulmit me zjarrvënie në rrjetin elektrik. Zjarrvënia ndodhi të shtunën në një urë elektrike me kabllo të tensionit të lartë në Kanalin Teltow.



