Home / Lajme / Kosova / KEDS rrit përfshirjen e grave në pozita operative dhe teknike

KEDS rrit përfshirjen e grave në pozita operative dhe teknike

KEDS ka shënuar një hap të rëndësishëm drejt avancimit të barazisë gjinore dhe rritjes së përfshirjes në vendin e punës, duke angazhuar për herë të parë 15 gra në pozitën e lexueseve të njehsorëve në terren. Kjo pozitë, deri më tani, ka qenë kryesisht e dominuar nga burrat.

Me këtë rast, Kryeshefi Ekzekutiv i KEDS-it u ka uruar mirëseardhje punonjëseve të reja, duke theksuar përkushtimin e kompanisë për zgjerimin e përfshirjes së grave dhe synimin që edhe në të ardhmen të rritet prania e tyre në pozita operative dhe teknike.

Këto 15 gra janë përzgjedhur përmes një procesi të strukturuar dhe profesional rekrutimi, duke kaluar me sukses fazat e testimit, përgatitjes teorike dhe trajnimit praktik. Ky proces u ka mundësuar atyre pajisjen me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për punë të sigurt dhe efikase në terren.

KEDS mbetet e përkushtuar në krijimin e mundësive të barabarta dhe në promovimin e rolit të grave në një treg pune modern, gjithëpërfshirës dhe në përputhje me standardet bashkëkohore të sektorit energjetik.