Home / Lajme / Kosova / ElektroStublla pjesëmarrse në Forumin Ekonomik Botëror në Davos

ElektroStublla pjesëmarrse në Forumin Ekonomik Botëror në Davos

Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos 2026, Shtëpia e Kosovës u shndërrua në platformë takimesh për investime dhe bashkëpunime ndërkombëtare.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, përfaqësues të biznesit nga Kosova, përfshirë përfaqësues të kompanisë së materialeve elektro‑energjetike ElektroStublla e njohur për prodhimin e materialeve elektrike të standardeve evropiane morën pjesë në takimet e zhvilluara në Shtëpinë e Kosovës.

Delegacioni u prit nga kryeministri Albin Kurti dhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ku u diskutuan mundësi bashkëpunimi në projekte energjetike, investime dhe zhvillim ekonomik me partnerë ndërkombëtarë.

Foto: Momente nga takimet në “House of Kosovo” në Davos me pjesëmarrës biznesesh dhe zyrtarë të lartë.