Home / Lajme / Rrjeti elektrik / KEDS tregon për “Jepi zë” arsyen e ndërprerjes së energjisë elektrike në Vllahi: Janë dëmtuar 6 shtylla

KEDS tregon për “Jepi zë” arsyen e ndërprerjes së energjisë elektrike në Vllahi: Janë dëmtuar 6 shtylla

“Jepi zë” ka raportuar të hënen se banorët e fshatit Vllahi kanë mbetur prej 24 orësh pa energji elektrike.

Të martën, nga kompania KEDS kanë thënë për “Jepi zë”, se ndërprerja në këtë fshat ka ndodhur si pasojë e rrëzimit të gjashtë shtyllave elektrike atje.

“Për problemin në fshatin Vllahi të Mitrovicës jemi të informuar. Janë rrëzuar gjashtë shtylla elektrike si pasojë e kushteve atmosferike, çka ka shkaktuar mungesë të energjisë elektrike.

Ekipet e KEDS-it janë në terren dhe janë duke punuar intensivisht në rregullimin e këtij problemi, për të siguruar furnizim me energji elektrike në mënyrë të qëndrueshme dhe të sigurt.

Planifikojmë që gjatë ditës së sotme të rregullohet ky problem dhe të rikthehet energjia elektrike në mënyrë stabile, ashtu siç ka qenë”, thuhet në përgjigjen e KEDS.