Zëvendësministri Getoar Mjeku mori pjesë në një punëtori të organizuar nga Programi i Zhvillimit të së Drejtës Komerciale i Departamentit të Tregtisë së SHBA-së, me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, mbi qeverisjen dhe licencimin në sektorin e minierave.
Zëvendësministri Getoar Mjeku mori pjesë në një punëtori të zhvilluar mbi qeverisjen dhe licencimin në sektorin e minierave, të organizuar nga Programi i Zhvillimit të së Drejtës Komerciale i Departamentit të Tregtisë së SHBA-së, me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.
Ai theksoi rëndësinë e reformave për forcimin e transparencës, përmirësimin e qeverisjes dhe tërheqjen e investimeve të përgjegjshme në sektorin minerar, që konsiderohet një nga shtyllat e zhvillimit ekonomik të vendit, raporton Energy Monitor.
Punëtoria vjen në një moment kur sektori i minierave po rikthehet në axhendë si prioritet strategjik i qeverisë, pas njoftimeve të fundit për investime milionëshe dhe partneritete strategjike për Trepçën – ndërmarrjen historike minerare të Kosovës që synon të shndërrohet në motor të zhvillimit ekonomik dhe integrimit në tregjet globale.
Reformat e propozuara synojnë krijimin e një mjedisi më të qëndrueshëm dhe më të besueshëm për investitorët, përfshirë përmirësimin e procedurave të licencimit dhe menaxhimit mjedisor, duke integruar praktikat më të mira ndërkombëtare.
Këto masa synojnë jo vetëm rritjen e efikasitetit në sektor, por edhe përmirësimin e punësimit, transparencës dhe potencialit të Kosovës për të zhvilluar aktivitet minerar në përputhje me standardet moderne të tranzicionit energjetik dhe sociale, njofton Energy Monitor.
Sektori minerar i Kosovës, duke përfshirë edhe zonat e pasur minerale si ato të Trepçës, ka potencial të konsiderueshëm për rritje dhe investime strategjike, duke u pozicionuar si një komponent kyç i zhvillimit ekonomik afatgjatë.
/Energy Monitor



