Home / Lajme / Kosova / Zyra Rajonale e FKEE-së në Mitrovicë të Veriut tashmë në lokacion të ri

Zyra Rajonale e FKEE-së në Mitrovicë të Veriut tashmë në lokacion të ri

Që nga janari i këtij viti, Zyra Rajonale e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) në Mitrovicën e Veriut është vendosur në të njëjtin ambient me Postën e Kosovës.

Stafi i FKEE-së është në dispozicion tuaj çdo ditë pune për t’ju ofruar informacione të detajuara mbi projektet dhe aktivitetet e Fondit.

Zyra ofron shërbime për informimin e qytetarëve dhe institucioneve lokale mbi mundësitë e investimeve në efiçiencë energjetike, si dhe udhëzime mbi procedurat për përfitimin e granteve dhe skemave kthyese që FKEE ofron.

Ky hap synon të lehtësojë bashkëpunimin me komunën dhe aktorët lokalë, duke mbështetur zbatimin e masave të qëndrueshme për kursim të energjisë dhe reduktim të kostove operative në ndërtesat publike dhe private.