Kërkesa e KESCO-s për të ngritur çmimin e energjisë elektrike me 21.3% ka shkaktuar debate të shumta në Kosovë.
Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova se rritja e çmimit nuk duhet të ngarkohet mbi qytetarët, por Qeveria duhet të ndërhyjë përmes subvencioneve.
Ai theksoi se, duke pasur parasysh që qeveria ka kryer në të kaluarën subvencione të ndryshme, një masë e tillë është e mundur edhe për sektorin e energjisë, për të mbrojtur familjet nga rritje të papritura të faturave.
“Qeveria ka mundësinë të mbulojë koston që zakonisht do t’i takonte operatorëve të energjisë, duke shmangur kështu rritjen e tarifave për qytetarët. Kjo është një hap i nevojshëm për të siguruar që familjet kosovare të mos përballen sërish me kosto shtesë,” tha Azemi. Ai shtoi se vendimi për të subvencionuar çmimin është brenda përgjegjësisë së Qeverisë dhe mund të lehtësojë barrën financiare mbi qytetarët.



