Prokuroria në Mitrovicë ka njoftuar se janë arrestuar gjashtë persona si dhe janë sekuestruar makineri të rënda që dyshohet të jenë përdorur për nxjerrje të paligjshme të thëngjillit në Vushtrri.
Prokurori i rastit, Muharrem Prekazi ka konfirmuar për KALLXO.com se aksioni ka ardhur si pasojë e hetimeve disa mujore që janë zhvilluar në tri fshatra të Komunës së Vushtrrisë, konkretisht në Strovc, Zhilovodë dhe Bivolak.
Sipas Prekazit ky aksion erdhi në bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda.
“Jemi duke zbatua një plan që bashkë me drejtorinë e Krimeve të Rënda të Policisë kemi kryer hetime disa mujore dhe veç jemi drejt përfundimit. Kemi arrestuar gjashtë persona dhe kemi sekuestruar makineri të rënda” – ka deklaruar Prekazi.
/kallxo.com



