Home / Lajme / Rajoni / Shqipëria merr pjesë në takimin për energjinë në Baku

Shqipëria merr pjesë në takimin për energjinë në Baku

Në Qendrën e Konventave të Bakusë u mbajtën njëkohësisht takimi i 12-të ministror i Këshillit Konsultativ të Korridorit Jugor të Gazit dhe takimi i 4-t ministror i Këshillit Konsultativ për Energjinë e Gjelbër, një forum ku u diskutuan sfidat dhe mundësitë e sektorit energjetik në rajon.

Në këtë forum morën pjesë përfaqësues nga 27 qeveri dhe rreth 60 institucione dhe kompani ndërkombëtare, ndërsa takimin e përshëndeti edhe Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Shqipëria u përfaqësua nga zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Erlind Sulo, dhe administratorja e Albgaz-it, Amarda Kapaj.

Takimi shërbeu si një platformë ku u theksua rëndësia e partneritetit strategjik midis Bashkimit Evropian dhe Azerbajxhanit, me fokus në zhvillimin e energjisë së rinovueshme, rritjen e efikasitetit energjetik, prodhimin e hidrogjenit, uljen e emetimeve të metanit dhe mbrojtjen e mjedisit.

Pjesëmarrësit diskutuan mënyra për të garantuar furnizim të sigurt dhe të qëndrueshëm me gaz natyror, duke synuar jo vetëm stabilitetin energjetik, por edhe zhvillimin e investimeve të gjelbërta në rajon.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com