Home / Lajme / Kosova / FKEE dhe GIZ nisin së shpejti projekt të ri për investime në efiçiencë të energjisë dhe energji të ripërtëritshme

FKEE dhe GIZ nisin së shpejti projekt të ri për investime në efiçiencë të energjisë dhe energji të ripërtëritshme

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë mirëpriti sot në një takim pune përfaqësuesit e GIZ në Kosovë, duke riafirmuar partneritetin dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy institucioneve në avancimin e agjendës së efiçiencës së energjisë në vend.

Si vazhdim i këtij bashkëpunimi, FKEE dhe GIZ pritet që së shpejti të nisin një projekt të ri të financuar nga Qeveria e Gjermanisë dhe ajo e Danimarkës, njofton Energy Monitor.

Projekti synon të mbështesë zhvillimin dhe pilotimin e programeve për investime në masa të integruara të efiçiencës së energjisë dhe burimeve të ripërtëritshme në ndërtesat shumëbanesore dhe ndërtesat publike.

Drejtoresha menaxhuese e FKEE-së, Njomza Hoxha, shprehu mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të GIZ ndaj Fondit, duke theksuar se partneritete të tilla janë thelbësore për realizimin e projekteve me ndikim të drejtpërdrejtë për qytetarët dhe për sektorin energjetik.

Ajo shtoi se projektet e përbashkëta pritet të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës dhe në përshpejtimin e tranzicionit drejt energjisë së pastër.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com