Home / Lajme / Kosova / Ministrja Kusari: Çmimet e derivateve pritet të ulen nga nesër

Ministrja Kusari: Çmimet e derivateve pritet të ulen nga nesër

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, njoftoi se sipas të dhënave të importit të derivateve gjatë ditës së sotme, çmimet e naftës dhe benzinës janë në rënie.

Sipas saj, importi është realizuar me çmime prej 1.40 euro për litër për naftën dhe 1.22 euro për litër për benzinën.

Bazuar në vendimin në fuqi për marzhën e fitimit, çmimi maksimal i lejuar në treg nga nesër nuk pritet të jetë më i lartë se 1.54 euro për litër për naftën dhe 1.36 euro për litër për benzinën.

Kusari-Lila u bëri thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo parregullsi në tregun e derivateve në numrin pa pagesë 0800 11000, me qëllim që të sigurohet një treg më i drejtë dhe më transparent.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com