Home / Lajme / Kosova / Kosova dhe Luksemburgu avancojnë bashkëpunimin për tranzicionin energjetik dhe klimën

Kosova dhe Luksemburgu avancojnë bashkëpunimin për tranzicionin energjetik dhe klimën

Ministria e Ekonomisë e Kosovës ka mbajtur takimin e tretë të Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik mes Kosovës dhe Luksemburgut, i cili u zhvillua në Prishtinë.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e avancimit të bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve, me fokus të veçantë në sektorin e energjisë së ripërtëritshme dhe tranzicionit energjetik.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, theksoi rëndësinë e këtij partneriteti strategjik për zhvillimin e sektorit energjetik të Kosovës. “Luksemburgu është një partner i rëndësishëm për Kosovën në rrugën tonë drejt tranzicionit energjetik dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, tha Rizvanolli.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Luksemburgut shprehën gatishmërinë e tyre për të mbështetur Kosovën në realizimin e projekteve në fushën e energjisë së ripërtëritshme dhe efikasitetit energjetik.

Gjatë takimit u vlerësuan edhe mundësitë e bashkëpunimit në fushën e klimës dhe mbrojtjes së mjedisit, duke përcaktuar prioritetet e përbashkëta për periudhën e ardhshme.

Komisioni i Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik mes Kosovës dhe Luksemburgut është themeluar me qëllim të forcimit të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com