Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike, KEDS, ka njoftuar se aktualisht është duke realizuar 45 projekte investive në komuna të ndryshme të Kosovës.
Sipas kompanisë, projektet kanë për qëllim rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike dhe përmirësimin e cilësisë së furnizimit për konsumatorët.
Punimet po zhvillohen në kuadër të operimit dhe mirëmbajtjes së rrjetit elektrik, kryesisht në rrjetin e tensionit të ulët, dhe po realizohen paralelisht në disa zona të vendit, përcjell Energy Monitor.
Nga kompania bëhet e ditur se investimet janë pjesë e përpjekjeve për modernizimin dhe forcimin e infrastrukturës së shpërndarjes së energjisë elektrike në Kosovë.



