Home / Lajme / Tjera / KEDS mbështet arsimin në Kaçanik, dhuron kompjuterë për nxënësit e Gjimnazit “Skënderbeu”

KEDS mbështet arsimin në Kaçanik, dhuron kompjuterë për nxënësit e Gjimnazit “Skënderbeu”

KEDS Energy ka dhuruar kompjuterë për kabinetin e informatikës në Gjimnazin “Skënderbeu” në Kaçanik, duke përmirësuar kushtet e mësimit dhe zhvillimin e aftësive digjitale të nxënësve.

Kjo iniciativë synon të fuqizojë të rinjtë dhe të rrisë mundësitë e tyre për edukim cilësor dhe përgatitje për tregun e punës digjital.

KEDS thekson se mbështetja e arsimit mbetet një nga prioritetet e saj, dhe donacionet e ngjashme do të vazhdojnë edhe në shkolla të tjera në vend, me qëllim krijimin e mundësive më të mira për gjeneratat e reja.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com