Home / Lajme / Ndërkombëtare / BE-ja mirëpret vendimin e SHBA-së për të ndaluar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Iranit

BE-ja mirëpret vendimin e SHBA-së për të ndaluar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Iranit

Deklarata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për ndërprerjen e sulmeve ushtarake ndaj infrastrukturës energjetike të Iranit është një hap pozitiv drejt çtensionimit të konfliktit.

Kjo u deklarua nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaya Kallas, në një konferencë për shtyp të mbajtur në Abuja, kryeqytetin e Nigerisë, gjatë vizitës së saj.

“Mendoj se deklarata e fundit për të mos sulmuar infrastrukturën energjetike është një zhvillim shumë pozitiv. Besoj se shënjestrimi i infrastrukturës në çdo formë shkakton kaos në rajon dhe në fakt e përkeqëson këtë luftë”, tha kreu i diplomacisë evropiane.

Më parë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dha udhëzime Pentagonit që të shtyjë çdo sulm ushtarak ndaj termocentraleve dhe infrastrukturës energjetike iraniane për pesë ditë, me kusht që takimet dhe diskutimet aktuale të përfundojnë me sukses .

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com